Hajnat në Kosovë përveç shtëpive e biznese të ndryshme që i kanë cak për t’i bërë qyl, siç duket janë në gjendje të bëjnë gjithçka që të ‘kapin’ sado pak para e gjësende me vlerë. Një rast i tillë dhe jo fort i zakonshëm ka ndodhur së fundmi te hekurudhat në Kaçanik.
Disa persona dyshohet se kanë arritur të vjedhin pllaka përmes të cilave lidhen shinat mes vete dhe kapin vlerën e rreth 20 mijë eurove bashkë me disa pajisje tjera, në vlerë të madhe po ashtu, rreth 9 mijë euro.
Reagon kameramani që u sulmua sot në veri, tregon se si është gjendja e tij shëndetësore
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti është denoncuar nga kompania që po kryen rikonstruktimin e hekurudhës nga Hani i Elezit në Fushë Kosovë. Një zyrtare e kompanisë Generale Costruzioni Ferroviarie Branch in Kosovo, ka raportuar në Polici se si hajnat dyshohet së kryen vjedhjen e rëndë para dy ditësh.
Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat është kryer vjedhja dhe zbulohen personat e dyshuar. /Botapress.info/