Ndodh edhe kjo, fansat e këtij ekipi i vunë flakën autobusit të tifozëve kundërshtarë:

Policia dhe Karabinierët kryen bashkërisht arrestimin në flagrancë të 9 personave. Përkatësisht ishin 7 ultras të Paganese dhe 2 nga Casertana, disa prej të cilëve kishin marrë në të kaluarën penalitete për cështje tifozerie.

Këto janë rezultatet e hetimeve të nisura pas përplasjeve mes tifozëve kundërshtarë të ndodhur të dielën e 22 janarit 2023. Ngjarja ndodhi përgjatë rrugës për të mbërritur në stadiumin komunal “Marcello Torre”, para ndeshjes Paganese-Casertana.

LEXO EDHE KETE

Bie borë në shkretëtirë

Episodi më i rëndë ishte ai i djegies së autobusit me tifozë kundërshtarë. Protagonistët e përplasjeve fillimisht kishin mbetur të paidentifikuar, pasi kishin vepruar me fytyrën e mbuluar me kapuç.

Subjektet janë duke u hetuar për shkaqe të ndryshme. Ata kanë kryer veprat penale të mbajtjes dhe hedhjes së sendeve të forta dhe bombave tymuese, kundërshtim ndaj zyrtarëve publik, rrahje, shkatërrim e të tjera. Pikërisht nga përplasja e dhunshme mes tyre ndodhi edhe djegia e autobusit me mbështetës të ekipit të Casertas.

Si pasojë u dëmtua një ndërtesë dhe prona të shumta në zonën përreth, ndërsa u plagos një prej karabinierët që ndërhynë për të mbrojtur rendin publik. Prokurori në detyrë, urdhëroi transferimin e të dyshuarve në shtëpitë e tyre. Kështu, arrest shtëpiak për të gjithë, në pritje të caktimit të seancës së vlefshmërisë së arrestimit./Botapress.info/

ngjashme