[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndodh e jashtëzakonshmja në Fier, studentja lind në banjon e spitalit



Një ngjarje në kufijtë e të pabesueshmes ka ndodhur para tre ditësh në spitalin e Fierit. Burime pranë spitalit kanë thënë për “alb365.com” se një 22-vjeçare ka lindur fëmijën në banjon e këtij spitali. Vajza nga Fieri është studente e Universitetit të Tiranës. Ajo ka shkuar në spital me dhimbje barku dhe i ka thënë doktorit që kishte probleme me jashtëqitjen. Mjeku i ka thënë se ajo ishte shtatzënë, por kjo e fundit nuk e ka pranuar. Pak minuta më vonë të resë i është bërë një klizmë dhe ajo ka shkuar në banjo për të bërë nevojën, më pas ajo është gjetur në banjo nga sanitaret e spitalit pasi kishte lindur. Menjëherë vajza është dërguar në maternitet dhe konfirmohet se është mirë bashkë me fëmijën, por e reja nuk ka pranuar të thotë emrin pasi fëmija i saj është pa atësi.