[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndjekje si në filma: Policia italiane kap mbi 1 ton drogë, arrestohen 2 shqiptarë (Video)



Njësitë e ROAN te Guardia di Finanza të Pulias kanë ndaluar një skaf që po tentonte të trafikonte një sasi te konsiderueshme droge drejt vendit fqinj.

Policia e Shtetit shqiptar bën me dije se kapja është kryer fale aktivizimit prej 24 orësh të sinjaleve të alarmit nga pala shqiptare.

Policia italiane me anë të njësive operative te Guardia di Finanza ne Durrës e Vlore dhe atyre te Pulias është vënë ne gatishmëri dhe pas identifikimit te mjetit lundrues janë vene ne ndjekje me mjetet e tyre detare te shpejta për ndalimin e skafit te kundërligjshëm dhe kapjen e trafikanteve.

Pas disa ore ndjekje është bërë e mundur kapja e skafit me 1350 kg kanabis ne bord ne afërsi te Barit dhe te arrestohen 2 trafikantet shqiptare. Policia shqiptare bën të ditur se ata janë G.I., 24 vjeç dhe B.K. 52 vjeç.

Autoritet e te dy policive vijojnë hetimet për te zbuluar te implikuar te tjerë ne trafik dhe lidhjet me dy mjetet lundruese te ndaluara ne bregdetin shqiptar me skafistet italiane.