[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

“Ndërtova bombë duke parë YouTube” Shqiptari tregon si do shpërthente Vienën dhe Dusseldorfin



Shqiptari 17 vjeç i njohur me iniciale Lorenz K., është prej ditësh i arrestuar nga Policia e Austrisë nën dyshimet e forta dhe i vënë nën akuzë se po bëhej gati të kryente një sulm terrorist në Vienë.

Por nga marrja në pyetje e adoleshentit shqitar, është zbuluar se ai po përgatiste një “bombë provë” të cilën do ta vendoste në Gjermani.

Ky fakt është bërë i ditur nga Ministri i Brendshëm austriak Ëolfgang Sobotka për Reuters, i cili thekson se kjo dëshmi e shqiptarit hedh dyshime të forta se po përgatitej një sulm i koordinuar terrorist si në Gjermani ashtu edhe në Austri. Madje jo vetëm kaq, por shqiptari mësohet se bombën e ka ndërtuar bazuar vetëm nga hulumtimet që ka kryer në internet, transmeton Gazeta Express.

Sipas Ministrit të Brendshëm austriak, terroristët, përfshirë edhe 17 vjeçarin shqiptar, kishin vënë si objektiv të sulmit të tyre, sistemin e metrove në Vienë por edhe në Gjermani.

“I arrestuari ka pranuar se ka ndërtuar një bombë provë që do të përdorej në Gjermani. Këtë ai e ka bërë duke përdorur vetëm materialet dhe udhëzimet në internet.Kjo është e gjitha që mund të ju them për momentin.” tha Sobotka

Ndër të tjera shqiptari ka zbuluar para hetuesve se ka vizituar dy javë Gjermaninë, për të studiuar vendin e vendosjes së bombës. Sipas autoriteteve, objektivi ka qenë qyteti Dusseldorf në Gjermani.

Adoleshenti shqiptar ka rikthyer edhe një herë panikun e sulmeve terroriste në vendet e BE-së, ndërsa është zbuluar se ai ishte një person “me peshë” në radhët e ISIS.