Ish-kryeministri Avdullah Hoti, njëherës deputet I LDK-së në Kuvendin e Kosovës ka postuar një fotografi të gjendjes aktuale të urës mbi lumin Drini I Bardhë në Rugovë të Hasit. Në foto kjo urë shihet në gjenje të rënduar dhe me rrezik për shfrytëzim ndërkaq duke I patur parasysh mjete te parashikuara për ndërtimin e kësaj ure nga Qeveria aktuale del se kjo urë do të përfunojë se meremetuari dhe për përdorim të plotë tek më vitin 2024.
Ja cka shkruan Avdullah Hoti në faqen e tij të Facebookut:
Ja si duket ura mbi Drinin e Bardhë në Rogovë të Hasit, që u dëmtua nga vërshimet e janarit 2021.
Komisioni i Ministrisë së Infrastrukturës ka vlerësuar se ura është në rrezik të shembet. Asnjë intervenim nuk është bërë për dy vite.
Tash për këtë urë këta planifikojnë:
– 400 mijë euro për vitin 2023,
– 600 mijë euro për vitin 2024 dhe
– 500 mijë euro për vitin 2025.
Me këtë ritëm, ndoshta kjo urë ndërtohet në vitin 2026. Deri atëherë, në dorë të Zotit janë ata që kalojnë urën.