Ndërron jetë shkrimtari dhe albanologu i njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare shkrimtari dhe albanologu Kapllan Resuli.Lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit është bërë me dije në rrjetet sociale. Resuli ka ndërruar jetë në një spital në Gjenevë.

Kapllan Resuli i njohur edhe si Kaplan Burović ka qenë ndër shkrimtarët e parë në prozë mes shqiptarëve të Jugosllavisë. Pasi u burgos në Jugosllavi, u kthye në Shqipëri ku po ashtu u internua dhe më tej u burgos për 20 vite të tjera.

Ai është autor i 135 veprave. Vepra që e bëri të njohur dhe të nderuar për lexuesin shqiptar shkrimtarin e talentuar Kapllan Resulin ishte romani Tradhtia. Kjo vepër e gjen zanafillën në kampin e përqëndrimit të të burgosurve në Idrizovo, rreth 10 km larg Shkupit, ku edhe lindi dhe u strukturua si vepër e si roman./Botapress.info./

ngjashme