Në moshën 75-vjeçare është ndarë nga jeta ish-ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja. Sipas njoftimit të familjes së tij, Boja ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër, ndodhur para disa ditësh.
Boja ka qenë edhe këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Njoftimi i plotë i familjes:
“Inna Lillahi wa inna ilayhi raji’un”!
Te Allahu jemi dhe tek ai do te kthehemi!
Të dashur familjar e miq,
Para pak çastesh ndroj jetë Dr. Rexhep Boja.
Si pasoj e nje sulmi ne zemer te para disa ditesh, sot Baba ndroj jetë.
Përkunder perpjekjeve te mjekëve që ndoqen shëndetin e tij, caktimi i Zotit eshte mbi te gjitha.
Faleminderit Babë për emrin dhe krenarin qe na i le, qofsh prej banorëve të xhenetit!