[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndërroi jetë në ashensor, mesazhi prekës i shoqes (Foto)



Vdekja në mënyrë tragjike e 30 – vjeçares Drilona M. Duriçi, mëngjesin e sotëm në Tiranë, ka sjellë trishtim jo vetëm tek familjarët por dhe banorët e zonës.

Në rrjetet sociale janë të shumta mesazhet për të, ndërsa miqtë e afërt të saj i premtojnë se do jenë pranë fëmijës të saj.

“Dhimbja bëhet më e thellë e zemra bëhet më e dobët. Ngrej sytë drejt qiellit për me t’pa po nuk me lejn lotët. Nuk e di ku duhet ta gjej forcën sot. Të kërkoj ty me sy ne çdo njeri që futet dhe del nga pragu i derës po nuk te gjej. Kisha menduar fundin e botes por jo te të humbja ty. Me dhemb shpirti o Lona. Ti u ngjite në qiell për tu ber engjëll, engjëlli mbrojtës i Rajanit. Të premtoj që do kujdesem për atë do i behëm motër dhe do më ketë pranë çdo moment. Do të të dua gjithë jetën. U prefsh ne paqe,Lona jonë!”, shkruan Krista, një nga mikeshat e ngushta të 30-vjeçares.