[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndërroi jetë aktorja e famshme (Foto)



Ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare aktorja e dominuar për Oscar, Mary Tyler Moore e njohur gjerësisht për programin argëtues “The Mary Tyler Moore Show”.

Prej disa ditësh Moore ka qenë e shtuar në spitalin e Connecicut, SHBA, në gjendje të rëndë shëndetësore. Aktorja ka qenë ikonë televizive në mediat amerikane. Ajo vuante nga disa sëmundje, por kohët e fundit gjendja e saj u përkeqësua.

“Ditën e sotme ka ndërruar jetë ikona televizive Mary Tyler Moore në moshën 80-vjeçare në shoqërinë e miqve dhe bashkëshortit të saj prej 33 vitesh, Dr. S. Robert Levine”, ka thënë për ABC News publicisti i saj. “Mery do të mbetet një vizionare e patrembur që ndryshoi botën me buzëqeshjen e saj.”