KAndidatjq për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka folur për ndryshimin e qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti për Marrëveshjen e Washingtonit, shkruan Gazeta Express.
Bajrami ka thënë se Kurti ka ndryshuar për 360 shkallë që kur ka ardhur në pushtet dhe sipas saj është e turpshme që Kurti tashmë ka një qëndrim të tillë, kur ka video me zë dhe figurë që Kurti dëgjohet duke e kritikuar Marrëveshjen e Washingtonit.
Ajo ka thënë se ndryshimi i qëndrimit të Kurtit s’është mashtrimi i vetëm.
“Ja ku jemi sot, qytetarët e shohin dhe e dinë se çfarë ka thënë Kurti për këtë marrëveshje kur është nënshkruar. Ky s’është mashtrimi I vetëm. I mashtroi për lirimin e rrymës, çerdhet, banesat”, ka thënë ajo./Express/