[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndërpritet sinjali i dy operatorëve ilegalë në veri të Mitrovicës (Foto)



 

Është ndërpre sot sinjali i dy operatorëve që kanë vepruar ilegalisht në telefoninë mobine në  Republikëne  Kosovës që nga pas lufta, Telenor dhe VIP.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook drejtori i Autoritetit Rregullator i Komunikimeve Elektronik dhe Postare, Kreshnik Gashi, i cili ka publikuar edhe një foto ku shihet se telefoni mobil nuk i njeh më këto dy operator,  transmeton Indeksonline.

E gjithë kjo, sipas tij është bërë në përputhje me afatin e dhënë nga ARKEP, duke shtuar se nesër pritet që të bëhen edhe matje të tjera profesionale nga ky staf.

 

“Në përputhje me afatin e dhënë nga ARKEP, sot u ndërpre sinjali i dy operatorëve që kanë vepruar ilegalisht në telefoninë mobile në Republikën e Kosovës që nga pas-lufta, Telenor dhe VIP. Isha në pjesën Veriore të Vendit për ta konfirmuar këtë të arritur. Nesër priten të bëhen edhe matje tjera profesionale nga stafi i ARKEP”, ka shkruar ai./Indeksonine/