[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndeja e madhe e Pavarësisë sjell të rinjtë nga gjithë Ballkani në Prishtinë



Ardhja e Ricardo Villalobos në Prishtinë ka krijuar interesim të jashtëzakonshëm në gjithë vendet e rajonit

Edhepse festohet përvjetori i Pavarësisë së Kosovës, të rinjtë nga shumë shtete fqinje të Ballkanit, duke përfshirë Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, do të jenë në Prishtinë, përkatësisht Zone Club ku do të performojë DJ i famshëm Ricardo Villalobos.

Mirëpo kësaj radhe në Zone përveç Ricardo Villalobos pritet të vijë edhe Sonja Moonear, DJ e famshme femër e cila është e njohur për zhanrin e saj unik të muzikës elektronike. Për përvjetorin e Pavarësisë në Zone Club tashmë janë shitur shumë bileta në gjitha vendet e rajonit dhe natyrisht në tregun tonë.

Vitin e kaluar,  performancën e Villalobos e kanë ndjekur më shumë se 2,000 të rinj – performancë e cila ka zgjatë deri në orët e mëngjesit dhe e njëjta e ka thyer rekordin e kohëzgjatjes së një ndeje në Prishtinë, gjë që e ka mahnitur edhe vetë DJ-in e famshëm me prejardhje nga Kili.

Për ta paralajmëruar ndejën e madhe të Pavarësisë në Zone Club janë organizuar edhe disa Pre-Party.

Ngjarja e parë është mbajtur më 28 janar në Zone Club, më pas ka vazhduar në Tiranë në “PeperOn” më 4 shkurt, dhe më pastaj në “Bahnhof”, Prishtinë më 10 shkurt dhe ndeja e fundit me 11 shkurt, në Shkup.