• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Ndarja me Piquen i sjell Shakirës 14 rekorde botërore Guinness

nga Bota Press
12 Mars, 2023
në Lajme, Showbiz
ShareShareShare

Këngëtarja kolumbiane, Shakira theu 14 rekorde botërore Guinness me këngën “Music Sessions Vol. 53”.

Ylli i muzikës ka thyer zyrtarisht këto rekorde botërore falë projektit të saj me Bizarrap, i cili u publikua në janar duke shënuar bashkëpunimin e parë mes dy artistëve.

Ky projekt tani i ka bërë ata titullar për këngën latine më të transmetuar në Spotify në 24 orë, këngën latine më të shikuar në YouTube në 24 orë, këngën latine që ka arritur më shpejt 100 milionë shikime në YouTube, kënga latine më e transmetuar në Spotify në një javë mes rekordeve të tjera, sipas mediave të huaja.

Deri më sot, Shakira është 17 herë mbajtëse e titullit të rekordeve botërore Guinness.

Shakira dhe Bizarrap bashkuan forcat për “Vol. 53”, në të cilën Shakira kritikon ashpër ish-in e saj, yllin spanjoll të futbollit, Gerard Pique pas ndarjes. Lajmi për thyerjen e rekordeve u dha nga Guinness World Records përmes Instagramit të tyre zyrtar.

“Urime për Shakira dhe Bizarrap që kanë bërë histori me një këngë latine që është kryesuese e top-listave në një mënyrë që asnjë këngë nuk e ka bërë ndonjëherë. Këngëtarja kolumbiane dhe DJ dhe producenti argjentinas 24-vjeçar kanë shumë për të festuar pasi kanë jo vetëm hitin nr.1 së bashku, por edhe katër tituj të rekordeve botërore Guinness, duke përfshirë këngën latine më të shikuar në YouTube në 24 orë dhe këngën latine që ka arritur më shpejt 100 milionë shikime në YouTube”.

Shakira ndihet e fuqizuar emocionalisht pas këngës së saj me producentin argjentinas Bizarrap. Këngëtarja kolumbiane më herët u shpreh me gazetarin meksikan Enrique Acevedo në intervistën e saj të parë që nga publikimi i dy këngëve, një me Bizarrap dhe së fundmi me këngëtaren tjetër kolumbiane Karol G.

Intervista u transmetua të hënën në mbrëmje në rrjetin meksikan N+, pjesë e Televisa, një degë e CNN. “BZRP Music Sessions Vol. 53” u publikua më 11 janar dhe aludoi për ndarjen e saj me ish-futbollistin Gerard Piqué./Botapress.info/

Tags: BoteRekordeShakira

Të ngjashme

Kosovë

Vendi ku u sulmuan zyrtarët policorë në mesnatë në veri

nga Bota Press
2 Prill, 2023
Kosovë

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, reshje shiu dhe dëbore

nga Bota Press
2 Prill, 2023
Kosovë

Emocionuese: Me këngë patriotike, disa të rinjë marrin rrugën për marshin për UÇK-në

nga Bota Press
2 Prill, 2023
Kosovë

Halil Kastrati pjesë e marshit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

nga Bota Press
2 Prill, 2023


Lajmet e fundit

  • Vendi ku u sulmuan zyrtarët policorë në mesnatë në veri
  • Parashikimi i motit për javën e ardhshme, reshje shiu dhe dëbore
  • Emocionuese: Me këngë patriotike, disa të rinjë marrin rrugën për marshin për UÇK-në
  • Halil Kastrati pjesë e marshit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Mërgimtarja vjen nga Gjermania për të marshuar: Çlirimtarët e meritojnë, kjo është padrejtësi e madhe

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.