[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Ndalohet festimi i Shën Valentinit nga shteti



Pakistani është bërë vendi më i fundit që e ka ndaluar Shën Valentinin.

Janë ndaluar të gjitha festimet publike dhe mbulimi nga ana e mediave për shkak se festimi nuk është pjesë e traditës myslimane.

Urdhri u dha nga Gjykata e Lartë në Islamabad, pas tentimit të pasuksesshëm për ndalim vitin e kaluar.

Presidenti Mamnoon Hussain të mos e festojnë Shën Valentinin, festë të cilën ai e kritikoi si imponim të Perëndimit në kundërshtim me rregullat e islamit.

“Dita e të Dashuruarve nuk ka lidhje me kulturën tonë dhe duhet të injorohet”, kishte thënë ai vitin e kaluar.

Ndalesa e Pakistanit vjen pas protestave kundër Shën Valentinit nga studentët në Indonezi të cilët besojnë se festimi nxit seksin e rastësishëm.

Policët religjiozë në Arabinë Saudite ndaluan shitjen e dhuratave të Shën Valentinit më 2008, duke u thënë lokaleve të hiqnin të gjitha produktet e kuqe