“Ndaleni atë birin e ku*ves”, ish-futbollisti i Liverpool shpërthen ndaj Vladimir Putin

Andriy Voronin, që dikur luante me Liverpool, thotë se është i gatshëm të marrë armët dhe të luftojë me forcat e armatosura ukrainase kundër pushtimit të vazhdueshëm të vendit nga “biri i një ku****” si Vladimir Putin.

Voronin, një lojtarë i kombëtares ukrainase, me të cilën ka zhvilluar 75 ndeshje, është detyruar të lërë punën e tij si ndihmës menaxher i Dynamo Moskës, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të përparojnë në Kiev dhe zonat përreth të vendit.

LEXO EDHE KETE

Çfarë rrezikon Europa nëse shpërthen centrali më i madh bërthamor në Ukrainë

Pasi u larguan nga Rusia, Voronin dhe familja e tij tani janë të sigurt në Gjermani, me 42-vjeçarin që i tha të përditshmes gjermane Bild se: “Nuk mund të punoja më në vendin që po bombardon atdheun tim”.

Kur u pyet nga Bild se çfarë mund të bëjë Gjermania për të ndihmuar Ukrainën, ai shtoi: “Ndaloni birin e ku****, Putinin, ndihmoni refugjatët. Dhe dërgoni armë që ne të mbrohemi. Jam shumë krenare për vendin tonë, ne kemi qytete të bukura, njerëz të mrekullueshëm. Ne do të vazhdojmë të luftojmë. Dhe do të fitojmë. Por çmimi është kaq i lartë. Shihni sa të vdekur ka. Ne jetojmë në vitin 2022, dhe jo në Luftën e Dytë Botërore”, transmeton Botapress.info

 

ngjashme