Këngëtarja australiane, Kylie Minouge, ka anuluar fejesën me aktorin britanik, Joushua Sasse.
Ndonëse vetëm disa ditë më parë Minouge, ishte shprehur që do merrte ligjërisht mbiemrin e tij, pas martesës, gjërat si duket tanimë kanë marr fund.
The Sun, ka raportuar që ajo ka vendosur që t’i jap fund fejesës me partnerin e saj me të cilin ishte takuar gjatë verës së vitit 2015. Sipas kësaj reviste Minouge, është duke e përjetuar shumë rëndë ndarjen me të.
“Ajo është e shkatërruar, është zemërthyer. Ajo besonte që ai është i duhuri. Por më nuk i beson fare atij”, ka thënë një burim i kësaj reviste.