Ata janë një ndër çiftet më të përfolur të shoubizit shqiptar edhe pse përgjithësisht kanë preferuar ta mbajnë sekrete dhe intime lidhjen e tyre.
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi shijuan për një kohë relativisht të gjatë marrëdhënien e tyre, e madje dolën edhe fjalë që kishin në plan të martoheshin, por me sa duket, këto plane u shkatërruan.
Sipas thashethemeve të fundit që po qarkullojnë, çifti është në një periudhë krize dhe jo vetëm që nuk do të ketë martesë sëshpejti, por ka gjasa që të dy të ndahen.
Postimi i fundit i Marinës në Instagramin e saj, ku shfaqet bashkë me Getin është rreth 14 javë më parë, ndërsa ai ka hedhur një fotografi me atë që e quajnë “my beautiful ëife” rreth 4 javë më parë.
Çifti ende nuk ka reaguar rreth këtyre zërave, por ndoshta ka diçka të vërtetë në të gjithë këtë vorbull fjalësh.