[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Nazifja ju “lyp fer” krejt këngëtarëve të estradës (Foto)



Nazife Bunjaku është shumë aktive me postimet e saj në facebook. Gjithmonë ajo në thumb ka kritikën e shëndoshë, e veçanërisht kritikon antivlerën muzikore dhe paraqitjet e tyre në videoklipe apo programe televizive.

Në njërin nga postimet e fundit, këngëtarja Bunjaku u ka kërkuar përballje kolegëve të saj, për të kuptuar cilësinë e secilit nga muzika e lehtë e deri tek ajo folklorike.

“Nje gje ka me mè ngel peng gjith jeten. Nje mbremje me performanc live me te gjith kengetaret e ta shofim ku jemi e si jemi.Leht me dal e me i shetit cepat e fustaneve neper sken e me qit me dur e kembe. Hajde na urdheroni ball per ball si burra e burrnesha , dhe ate duke fillu nga muzika e lehte deri te folklori.”, njofton “Kosovarja”.

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore më tutje thotë se nëpër studio muzikore edhe gjyshja e saj bëhet këngëtare. “Mos ju hedhni popullit hi syve kolege te dashura ju yjet e medha te fodull programeve,se neper studio edhe gjyshen time e beje yll kangtare Ps Ka noj perjashtim te vogel….Dhe gjiththth e kom fjalen per koleget e mija ato qe kem bere emrin ne nje koh se keso ‘kangtare’ qe kan dal pasluftes as qe marr mundimin me u marr me to se jan ba shum e hiq gja”, ka shkruar ajo.