Vendet e NATO-s, me pjesëmarrjen e shumë avionëve luftarakë po zhvillojnë stërvitje për parandalim bërthamor në Evropë.
Komanda Ajrore Aleate e NATO-s (AIRCOM) në një postim nga llogaria e saj në median sociale thekson se forcat ajrore të vendeve aleate aktualisht në stërvitjen “Steadfast Noon” po testojnë aftësinë e parandalimit bërthamor.
Në stërvitje marrin pjesë dhjetëra avionë luftarakë ndërsa manovrat ushtarake zhvillohen në veriperëndim të Evropës.
Në deklaratë thuhet se stërvitja “Steadfast Noon” është një aktivitet i trajnimit rutinë vjetor dhe se në stërvitje marrin pjesë mbi 60 avionë luftarakë të llojeve të ndryshëm nga 14 vende.
Në stërvitje marrin pjesë edhe avionët B-52
Stërvitja “Steadfast Noon” do të zhvillohet deri më 30 tetor dhe mbahet në Belgjikë vendi pritës, në Detin e Veriut dhe hapësirën ajrore të Britanisë së Madhe. Në mesin e avionëve që përdoren në stërvitje ka avionë luftarakë të gjeneratës së katërt dhe të pestë si dhe avionë vëzhgimi dhe cisternë.
Ashtu si në vitet e mëparshme edhe këtë vit, në stërvitje përdoren edhe avionët B-52, bombarduesit e SHBA-së me rreze të gjatë.
Stërvitja “Steadfast Noon” ashtu si çdo vit zhvillohet nën pritjen e një vendi të ndryshëm të NATO-s./Botapress.info/