• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

NATO në gatishmëri të lartë, për herë të parë po vendos më shumë se 300,000 trupa

nga Bota Press
27 Qershor, 2022
në Ekskluzive, Lajme
ShareShareShare

NATO do të rrisë ndjeshëm numrin e forcave të gatishmërisë së lartë në më shumë se 300,000 nga 40,000 aktuale. Kjo është rritja më e madhe që nga Lufta e Ftohtë, shkruan Botapress.info

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, konfirmoi gjithashtu se aleatët do të vendosin trupa në vendet e NATO-s më afër Rusisë.

Vendimet do të paraqiten në një samit të rëndësishëm të NATO-s këtë javë në Madrid.

“Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në më shumë se 300,000,” u tha Stoltenberg gazetarëve.

Forca e Reagimit të NATO-s numëron aktualisht rreth 40,000 trupa, marinarë dhe personel ajror. Edhe emri i tyre do të ndryshohet dhe forca tani e tutje do të quhet “Forca e Reagimit Aleat”, shkruan Sky News.

“Rusia përbën kërcënim për sigurinë tonë”

Stoltenberg njoftoi se në Konceptin e ri Strategjik që Aleatët do të miratojnë në Madrid, Rusia do të përkufizohet si “kërcënimi më i madh dhe më i drejtpërdrejtë për sigurinë tonë”.

Në Konceptin e fundit Strategjik të miratuar në vitin 2010, Rusia u përcaktua si një partner strategjik i NATO-s.

“Ky nuk do të jetë rasti në konceptin strategjik për të cilin do të biem dakord në Madrid. Unë pres që aleatët ta bëjnë të qartë se Rusia përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë tonë, vlerat tona, një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla,” tha Stoltenberg.

Për herë të parë, Koncepti Strategjik do të përmendë edhe Kinën dhe sfidat që Pekini paraqet për anëtarët e NATO-s.

Është ende e paqartë nëse çështja e bllokadës turke ndaj Finlandës dhe pranimit të Suedisë në NATO do të zgjidhet. Stoltenberg tha se për këtë po punohet intensivisht, se do të ketë takime edhe në Madrid, por se “nuk mund të premtojë se do të hiqet bllokada”.

Ai njoftoi se do të takohet të martën në Madrid me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, finlandez Sauli Niinistö dhe kryeministren suedeze Magdalena Anderson. /Botapress.info/

Të ngjashme

Ekskluzive

Tonelata me grurë lënë Ukrainën

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Ekskluzive

Në Tiranë nis ndërtimi i pallatit me pamjen e portretit të Skenderbeut, i vetmi objekt unikat në botë!

nga Bota Press
8 Gusht, 2022
Lajme

Zbulohen destinacionet më të lira të kësaj vere

nga Bota Press
7 Gusht, 2022
Lajme

Elon Musk sfidon Twitter-in: Të dëshmojë para publikut se…

nga Bota Press
7 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Tonelata me grurë lënë Ukrainën
  • Ambasada ruse në Beograd reagon pasi Kosova shpalli non-grata spiunen Daria Asmalova
  • Në Tiranë nis ndërtimi i pallatit me pamjen e portretit të Skenderbeut, i vetmi objekt unikat në botë!
  • Dy të dyshuarit e shpallur në kërkim për vrasjen e rëndë në Lipjan iu ikin Policisë para syve
  • Pamje, kryeministri Kurti në mes të turmës shijon festivalin Synny Hill

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.