Sot janë bërë 22 vjet nga nisja e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë. Ndërhyrja e NATO-s erdhi pas shumë masakrave që forcat serbe po kryenin kundër popullatës civile në Kosovë.
Si sot 22 vite më parë, në televizionet shqiptare u dha lajmi i shumëpritur nga kosovaret se aleanca e NATO-s ka nisur bombardimet, shkruan Magazina.al
Bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe nisën në mars dhe vazhduan deri në qershor kur edhe u detyrua të dorëzohet ish-krimineli serb Sllobodan Millosheviq, i cili tërhoqi të gjitha forcat nga Kosova.
Më poshtë shihni momente kur moderatorja e lajmeve Besa Çeku- Buçinca, dha lajmin se NATO ka nisur bombardimet.