Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i ka bërë thirrje Rusisë që ta përdorë ndikimin e konsiderueshëm që ka me rebelët në lindje të Ukrainës, në mënyrë qe t’i jepet fund asaj që e ka quajtur rritja më serioze e dhunës në armëpushimin e luhatshëm atje.
Duke folur sot para gazetarëve, Stoltenberg tha se armëpushimi në lindje të Ukrainës është shkelur më shumë se 5.600 herë në ditët e fundit, transmeton Express.
Si pasojë, rreth 20.000 njerëz kanë mbetur pa rrymë midis temperaturave nën zero.
Ai bëri thirrje që të respektohet e ashtuquajtura marrëveshja për paqe e Minskut për Ukrainën lindore./