• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

NATO deklarohet për idetë e ndryshimit të kufijve në Ballkan

nga Bota Press
28 Prill, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka reaguar ndaj spekulimeve që kanë dalë pas dokumenteve “non-paper”, të cilat pretendojnë ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

Stoltenberg në konferencën e përbashkët me presidentin e Maqedonisë Stevo Pendarovski, tha se këto spekulime për ndryshim të kufijve nuk ndihmojnë në asgjë.

“Nuk është e imja të komentoj diçka që nuk e kam parë ose nuk e kam lexuar, por çdo spekulim për ndryshim të kufijve do të sjellë vetëm paqartësi dhe jostabilitet në rajon. Spekulimet nuk ndihmojnë në asgjë”, tha Stoltenberg.

Ai theksoi se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi të madhe për rajonin, por edhe për të gjithë Evropën dhe se NATO investon në sigurinë e rajonit përmes përvojave dhe politikave të dyerve të hapura për anëtare të reja.

Ndërsa Pendarovski rikujtoi deklaratat e tij në të kaluarën, se këto ide janë të rrezikshme, duke shtuar se asnjëri nga aleatët e tij në BE dhe NATO nuk mbështesin koncept të tillë, që përmban “non-paperi” i pretenduar.

Pendarovski tha se e ka të qartë se personat që qëndrojnë pas atyre dokumenteve edhe vetë turpërohen nga ajo që shkruajnë, duke pasur parasysh se janë anonim./Botapress/

Tags: BallkaniNATO

Të ngjashme

Aktuale

Ja si zhvillonte ushtrime ushtarake grupi terrorist në Serbi për sulmin në Banjskë (Foto)

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Aktuale

Sveçla prezanton dëshmi të reja se si grupi terroristë kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Aktuale

Trupi i terroristit Nedeljkoviq pritet si hero në Kralevë (Video)

nga Bota Press
1 Tetor, 2023
Aktuale

Berlini e Uashingtoni në koordinim të ngushtë për tensionet mes Kosovës e Serbisë

nga Bota Press
1 Tetor, 2023


Lajmet e fundit

  • Ja si zhvillonte ushtrime ushtarake grupi terrorist në Serbi për sulmin në Banjskë (Foto)
  • Sveçla prezanton dëshmi të reja se si grupi terroristë kishte zhvilluar trajnime ushtarake në Serbi
  • Trupi i terroristit Nedeljkoviq pritet si hero në Kralevë (Video)
  • Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi, por i lehtësuar që dëmi u shmang
  • Osmani në La Repubblica për ushtrinë serbe afër kufirit: S’e kemi parë në 25 vitet e fundit

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.