Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna së fundmi ka ndarë në Instagram-in e tij një sekuencë nga xhirimet. Kohën duket që ta ketë shfrytëzuar në maksimum, mes tjerash edhe për të na shfaqur një aftësi të jashtëzakonshme, repturën.
Naseri ka lënë pa fjalë me artikulimin dhe shpejtësinë e repturës duke performuar, siç janë shprehur komentuesit, më mirë se një përqindje e madhe e estradës.
Momenti s’ka kaluar pa u komentuar nga reperë të njohur si Don Xhoni dhe Lumi B.