[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

NASA: Viti 2016 më i nxehti i regjistruar ndonjëherë (Foto)



Viti 2016 ishte viti më i nxehtë i regjistruar, duke ë vendosur një rekord të ri për vitin e tretë më radhë, me shkencëtarët që fajin ia kanë vënë aktiviteteve njerëzore të cilat e shkaktojnë ndryshimin klimatik.

Të dhënat finale për vitin 2016 u publikuan sot nga tri agjenci kryesore – Zyra Meteorologjike e Britanisë së Madhe (Met Office) dhe NASA e NOAA në SHBA – të cilat kanë treguar se 16 nga 17 vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, ishin në këtë shekull, transmeton Express.

Sipas tyre, viti i kaluar e kaloi vitin 2015 si viti më i nxehtë i regjistruar.

Sipas NOAA, temperatura mesatare globale në vitin 2016 ishte 14.84 gradë celsius – duke e thyer rekordin e viti 2015 për 0.04 gradë celsius.

Ndërsa, shifrat e NASA-s përfshijnë më shumë të dhëna nga temperaturat e arktikut, i cili ishte më i nxehtë se zakonisht. Sipas saj, temperatura mesatare në vitin 2016 ishte 0.12 gradë celsius më e nxehtë se në vitin 2015./Express/