• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Myftiu Tërnava në Forumin Global në Riad ku po marrin pjesë mbi 70 liderë nga të gjitha religjionet

nga Bota Press
11 Maj, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

 

Myftiu Tërnava po merr pjesë në Forumin global të vlerave të përbashkëta të pasuesve të religjioneve të ndryshme që po mbahet në Riad
Prishtinë,11 maj 2022
Me ftesë të sekretarit gjeneral të Ligës së Botës Islame (RABITA), kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë në Forumin global të vlerave të përbashkëta të pasuesve të religjioneve të ndryshme, i cili po mbahet në kryeqytetin e Arabisë Saudite, në Rijad. Në këtë takim po marrin pjesë mbi 70 liderë nga gjitha religjionet, si islame, krishtere, hebreje, budiste, hinduse etj.
Në hapjen e takimit, një fjalë rasti mbajti sekretari gjeneral i RABITA-s, dr. Abdulkerim al-Isa, i cili fillimisht u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve, duke theksuar rolin dhe rëndësinë e secilit pjesëmarrës në këtë takim. Ai përmendi gjithashtu nevojën dhe rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit me përgjegjësi të lartë në përhapjen e tolerancës dhe bashkëjetesës, si dhe për luftimin e urrejtjes fetare në çdo cep të botës.
Në hapje të Forumit, foli edhe kryepeshkopi i Kostandinopojës, patriarku Ekumenik Bartolomeo, i cili falënderoi RABITA-n për iniciativat e tilla, duke ftuar kështu të gjithë pjesëmarrësit që të kontribuojnë dhe të punojnë me ngulm për dialog dhe bashkëjetesë, pa marrë parasysh sfidat e kohës moderne. Kryetari i Këshillit të Fetvasë së EBA-së, Abdullah bin Beja dhe Myftiu i Egjiptit, dr. Shevki Alam, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në mirësi dhe ndalim të së keqes.
Thellimi i bashkëpunimit mbi vlerat e përbashkëta, rëndësia e respektimit të besimeve dhe bindjeve fetare, ishin ndër pikat e rëndësishme që përmendën kryetari i Këshillit të Fetvasë dhe Myftiu i Egjiptit. Një fjalë rasti në këtë Forum, mbajti edhe përfaqësuesi i Vatikani, Monsinjor Haled Ukashe.
Në këtë Forum, të pranishmëve iu drejtua edhe Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili në fjalën e tij paraqiti përvojën dhe traditën e popullit shqiptar në bashkëjetesë dhe tolerancë ndërmjet besimeve të ndryshme. Theks të veçantë në fjalën e tij, Myftiu Tërnava, i kushtoi edhe përkushtimit të Bashkësisë Islame të Kosovës në edukimin, vetëdijësimin dhe promovimin e paqes, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërmjet besimtarëve në Kosovë. Vlen të theksohet se në këtë Forum, Myftiu Tërnava, është i vetmi përfaqësues i bashkësive islame të Evropës Lindore.
Myftiu Tërnava në këtë Forum po shoqërohet nga shefi i kabinetit të tij, Besim ef. Mehmeti.

Tags: BIKTernava

Të ngjashme

Lajme

Paralajmëron Fabrizio Romano – nesër ditë e madhe për ‘dramën’ Mbappe

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Botë

Çmimet e naftës ranë në mëngjes, u rritën sërish pasdite

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Kosovë

Deputeti i AAK-së: Kryeministri Kurti e ambasadori Berishaj s’përjashtohen të jenë pjesë e hetimeve

nga Bota Press
16 Maj, 2022
Botë

​Dorëhiqet kryeministri i Francës

nga Bota Press
16 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Borrell: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, ne e përkrahim
  • “Ishte atentat”, Kërtusha tregon ngjarjen e plotë si autori me kapuç iu afrua në lokalin e Noizyt
  • Punimet në rrjet, këto janë zonat që do të mbesin pa rrymë
  • Paralajmëron Fabrizio Romano – nesër ditë e madhe për ‘dramën’ Mbappe
  • Çmimet e naftës ranë në mëngjes, u rritën sërish pasdite

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.