[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa, VV-së: Tregoni si u financua gazi lotsjellës e molotovi



Botapress, 26 Janar
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa e ka quajtur të qëlluar kërkesën për të publikuar pasqyrat financiare të subjekteve politike.

Ai ka bërë të ditur se edhe partia e tij do ta bëjë të njëjtën gjë, mirëpo ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që ata të tregojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve e  protestat e dhunshme.

Postimi i tij:

Një kërkesë shumë e qëlluar që pasqyrat financiare të subjekteve politike të bëhen transparente. Por edhe të auditohen. Si kryetar i LDK-së kam kërkuar nga zyrtarët përgjegjës të LDK-së të kërkojnë zyrtarisht nga KQZ-ja që pasqyrat financiare të LDK-së të dorëzuara në KQZ të jenë publike dhe të qasshme për çdo qytetar. Do të aktivizojmë edhe Web-faqen e LDK-së dhe do të prezantojmë çdo cent të shpenzuar për partinë.

Shpresoj se edhe subjektet të cilat po lavdërohen se i kanë bërë publike pasqyrat e tyre financiare do të pasqyrojnë se me cilat para dhe nga cilat burime është financuar gazi lotsjellës, shishet e molotovit, sferat e qelqit, mekanizmat për rrotullimin e automjeteve, protestat e dhunshme… Burimet e financimit të subjekteve politike dhe shpenzimet e tyre duhet të jenë transparente.