[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa thotë se partitë ia kanë frikën LDK-së



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partitë tjera po ia kanë frikën rritjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, prandaj edhe po i kërkojnë zgjedhjet e parakohshme.

 

Kryeministri këto deklarime i ka bërë në Deçan, ku LDK-ja pati ceremoninë e 27 vjetorit të themelimit në këtë komunë.

 

Mustafa pohoi edhe se përkundër që Deçani qeveriset nga një tjetër parti, investimet nga qendra nuk kanë munguar pasi LDK-ja është parti që mendon dhe punon vetëm për interesat e qytetarëve.

 

“Deçani meriton të qeveriset nga LDK dhe ky është synim ynë”, tha Mustafa, duke shtuar se “kur ta kremtojmë 28 vjetorin e themelimit do ta kemi Deçanin nën përgjegjësinë dhe qeverisjen tonë”./Klankosova