[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa: Rruga më e mirë drejt BE-së, fuqizimi i sektorit privat



Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se gjatë këtij viti do të krijohen 25 mijë vende pune, duke e ulur papunësisë nën normën 20 përqind.

Ai këto komente i bëri në konferencën ‘Ambienti i Biznesit 2017’, ku tha se tha se nuk pajtohet me të gjithë ata ndjejnë kënaqësi kur potencojnë se Kosova është shteti më i pazhvilluar.

Sipas Mustafës, së shpejti Kosova nuk do të konsiderohet si vend i varfër por si një vend me të ardhura mesatare sipas parametrave të institucioneve ndërkombëtare financiare, sikurse FMN, Banka Botërore, etj.

“Mund të presim që në vitin 2017 të kemi 25 mijë vende të punës dhe po ashtu jam i bindur që në vitin 2017 ta ulim normën e papunësisë nën normën 20 përqind. Tani ne po punojmë në agjendën e reformave evropiane, kemi mjaft shumë punë për të bërë, por këtë punë do ta bëjmë bashkërisht. Kjo reformë ka të bëj me rritjen e konkurrencës, përkatësisht konkurueshmërisë së bizneseve tona. Ka të bëj me forcimin e shtetit ligjor dhe luftës kundër korrupsionit dhe ka të bëj me shtimin e punësimit dhe lidhjes së drejtpërdrejt në .., e cila lidhje akoma po na mungon sepse ne kemi një disproporcion me tregun e punës dhe asaj çfarë ne prodhojmë përmes arsimit publik ose privat. Kjo agjendë neve na ofron drejt Bashkimit Evropian dhe jam i bindur se rruga më e mirë drejt BE-së, është fuqizimi i sektorit privat”, deklaroi Mustafa.

Kurse, për shifrat e korrupsionit që janë prezente në vendin tonë, ai kërkoi nga të gjithë qytetarët, mediet, biznesmenët dhe shoqëritë civile ta paraqesin çdo pengesë ose kërkesë korruptive që i paraqitet nga ndonjë zyrtarë shtetëror.

“Kemi ngecur me liberalizimin e vizave, jam i vetëdijshëm që kjo e dëmton biznesin tek ne dhe qytetarët e Kosovës. Po ashtu, jam i bindur që deputet që po e kundërshtojnë këtë nuk i kanë bërë mirë llogaritë e tyre e as të vendit të cilën ata e përfaqësojnë. Një çështje tjetër është problemi i ekonomive në trazicion dhe pengesat e tyre prej korrupsionit. Me këtë dukuri ballafaqohemi edhe ne, dhe jemi të shqetësuar me raportet e korrupsionit tek ne…Ju bëj ftesë të gjithë juve biznesmenëve, mediave, shoqërisë civile, qytetarëve që të paraqitni çdo pengesë dhe kërkesë korruptive që zyrtarisht iu paraqitet nga zyrtarët shtetëror. Ne korrupsionin duhet ta luftojmë për atë sa ekziston dhe nuk guxojmë ta lejojmë të jetë pengesë e zhvillimit ekonomik”, deklaroi Mustafa.

Në anën tjetër, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami deklaroi se nuk janë të kënaqur për aktivitetet që kanë bërë qeveria dhe ministritë e vendit për ambientin e bizneseve.

“Deri sa ka pas bllokadë në parlament, protestë në rrugë, dialog në Bruksel, mur dhe rrëzim të tij, tren dhe ndalim të tij. Qeveria e Republikës së Kosovës, ministritë të cilat kanë në mandat përmirësimin e ambientit të biznesit, së bashku me përfaqësues të biznesit. Në mbështetjen e kryeministrit Mustafa, kanë punuar vazhdimisht dhe po punojnë në përmirësimin e ambientit të biznesit. Andaj, si rezultat i këtyre aktiviteteve jemi këtu ku jemi, nuk jemi të kënaqur por kemi agjenda shumë intensive në mënyrë që siç tha kryeministri të ju mbështesim në çdo hap që iu jeni të suksesshëm”, deklaroi Bajrami.

Biznesmeni Ismet Rukiqi kërkojë nga Ministria e Bujqësisë, që 70% i subvencionimi të iu dërgohet drejtpërdrejt fermerëve, siç tha ai pa hy direkt në kredi bankare.

“Pse nuk ia keni mundësuar fermerëve që të thithin fondin drejtpërdrejtë nga Ministria e Bujqësisë dhe të mos shkojnë përmes kredive. I keni futur të gjithë në kredia për të marrë 70%, kurse Ministria e Bujqësisë ka mujt drejtpërdrejtë t’ia paguajë pa hy drejtpërdrejtë në kredi, që është shumë në disfavor”, tha Rukiqi.

Kurse, ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi iu përgjigj kërkesës së tij, duke deklaruar se ajo shkakton monopol.

Sipas tij, ajo praktik është tendencë e keqpërdorimit.

“Është keq me fol për tema pa qenë i mirinformuar, është kreative propozimi yt. Ju po propozoni me ia dhanë 15 milionë euro importuesve e jo fermerëve. Se thatë pse po ia jepni 70% fermerëve se ata duhet me marrë kredi, e më mirë me ia dhënë direkt atyre që shesin makineri dhe shesin fidane. Kjo shkakton monopol dhe tendencë të keqpërdorimit dhe kërkund në botë nuk funksionon ashtu. Programet e bujqësisë nuk i kemi zbuluar na, janë programe të hartuar me ekspertë e BE para 4-5 viteve, dhe janë të harmonizuar me legjislacionin e BE…Duhet të vlerësohet para 5 viteve kemi qenë më keq, në vitin 2015 për masat mbështetëse për fermerët është rritë për 120%, është rritë dyfish, nuk është në nivelin ku unë mendoj që duhet me qenë” deklaroi Krasniqi.

Kryeministri dhe ministrat gjatë kësaj konference potencuan se krahasuar me vitet e kaluara kemi pasur një rritje të ekonomisë së vendit për 4 përqind. Kure, për këtë vit pritet të jetë rreth 5 përqind.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, foli për ndryshimet pozitive që janë bërë deri tani si dhe për planet e projektet që janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2017 të cilat do ta avancojnë më tej mjedisin e të bërit biznes dhe do të sigurojnë rritje të konsiderueshme ekonomike në vendin tonë.