[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa: Presidenti s’ka dhënë urdhër për ndalimin e trenit!



Botapress, 7 Shkurt

Koordinim në mes të të gjitha institucioneve dhe jo urdhër individual thotë kryeministri Mustafa lidhur më ndalimin e trenit.

Deklaratat se Presidenti i Kosovës kishte dhënë urdhër për një akt të tillë i vë në dyshim edhe kryeministri Mustafa.

“Urdhra nuk ka dhënë askush. Policia ka vepruar mbi bazën e ligjit”, ka thënë ai në Rubikon të KTV-së. “Ai ka qenë jashtë dhe ka qenë e pamundur qe ta informojmë. Të shtunën kam pasur bisedë telefonike me presidentin dhe e kam informuar”.

Mustafa theksoi se mesazhi ishte i qartë që nuk do të hyjë asnjë tren apo çfarëdo qoftë tjetër me qëllim provokues dhe pa leje në territorin e Kosovës.

Tutje ai tregoi kronologjinë e ngjarjes dhe takimet që sollën deri të urdhri për ndalim të trenit.