[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa: Përkundër provokimeve të Serbisë, dialogu do të vazhdojë



Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha të mërkurën se ka provokime nga Serbia, por sipas tij institucionet e vendit janë në krye të detyrës për ta mbrojtur sovranitetin e vendit.

 Mustafa në mbledhjen e rregullt të Qeverisë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të kthehen në institucione dhe ta respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Jemi të përkushtuar që t’i zbatojmë marrëveshjet, edhe atë të Asociacionit, por me serbët. I ftoj ministrat serb që të kthehen në Qeveri por ata ministra të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”.

“Po ashtu i bëj thirrje edhe komunës veriore që të respektojë ligjin, komuna veriore duhet të veprojë në harmoni me ligjin, në të kundërtën institucionet e vendit do të kryejnë obligimet që kanë”.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se ka provokime nga Serbia, por sipas tij, institucionet e vendit janë  gatshme për të mbrojtur sovranitetin e vendit.

 Ai foli edhe për dialogun me Serbinë, për të cilën tha se duhet të jetë konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.