Mustafa: Opozita duhet ta rrëzojnë Kurtin, kanë mjaft argumente

Ish-kryetari i LDK, Isa Mustafa, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ deklaroi se do të donte të shikonte një opozitë më konkrete dhe dinamike në Kosovë e cila nuk pret që Albin Kurti të rrëzohet vetë por të përdorë të gjitha mënyrat për ta rrëzuar. Isa Mustafa shtoi se opozita duhet të reagojë sa më shpejt pasi ka mjaft argumente.

Peka: Kalojmë pak tek opozita. Ndërkohë që zoti Kurti i drejtohet gjithmonë vetëm zotit Haradinaj, ndërkohë që dy liderët e tjerë të opozitës duken shumë perëndimor, a ju duket se Albin Kurti po fut në kurth opozitën, që po e peshkon zotin Haradinaj dhe duke e njësuar opozitën me figurën e Haradinajt, ndërkohë që dy kryetarët e dy partive kryesore të opozitës ndoshta nuk kanë heroizmin e zotit Haradinaj në luftë nuk kanë mëkate në qeverisje dhe nuk janë të akuzuar për asgjë.

LEXO EDHE KETE

Vdes në QKUK punëtori që u lëndua një muaj e gjysmë më parë

Fotografia finale është që ne kemi një kryeministër, Albin Kurti, që nuk akuzohet për korrupsion dhe një protagonist opozite, Ramush Haradinaj që akuzohet për shumë gjëra në qeverisje, jo për mungesë heroizmi.

Mustafa: Sa i përket akuzave për korrupsion është qëndrim i gabuar edhe i opozitës tonë në kuvend edhe i subjekteve të tjera të cilat paraprakisht konkludojnë që është kjo një qeveri e korruptuar apo nuk është. Unë nuk do të kisha thënë që qeverisja e Kurtit është e pakorruptuar sepse faktet flasin pak më ndryshe, që do të thotë se ka probleme në ndërrimet që janë bërë ne bordet e kompanive publike q janë krejt ndërrime politike të cilat futen në fushën e korrupsionit.

Kanë dal probleme me pagesat që i janë dash me ju bë punëkryesve. Ka pas në media raste kur kanë kërkuar para në mënyrë që të bëjnë pagesa, dhe këto raste kanë ndodhur në qeverisjen e Kurtit. Kanë pasur probleme me funksionimin e organeve shqyrtuese të prokurorimit publik, që është vonuar kompletimi i këtij programi dhe kontratat janë lidhur dhe kanë vepruar pa gjykimin nga ky organ. Ka pasur probleme të shumta në mënyrën e lidhjes së kontratave për procesin e prokurorimit që janë bërë me negociata dhe nuk janë bërë mbi bazat e konkurrencës, gjë që ne nuk e kemi bërë. Në qeverinë time nuk kemi lejuar që as Ministria e Punëve të Brendshme, as policia, as AKI-ja të furnizohet me armatim e me gjëra të tjera jashtë procesit konkurrues. Ne ju kemi kthyer edhe ju kemi thënë ‘Jo’.

Tani ka shumë kontrata që janë bërë në bazë të negociatave. Në qoftëse kontrata bëhet një më një, atëherë kush garanton do të thotë që aty nuk ka pasur raste korruptive, dhe në këtë aspekt unë mendoj ka lëshime, ka edhe vlerësime të pabazuara, mirëpo nuk mundet që të shfajësojmë askënd e të thëni është i pakorruptuar ose ta amnistojmë nga korrupsioni.

Sa i përket opozitës, ka zgjidhur LDK-ja, shoh edhe PDK-ja që ta bëjnë një opozitë të tillë. A do arrijmë që me këtë opozitë ta mund, ose edhe nëse nuk e mund, ta dobësojë zotin Kurti ose të prezantojë përpara opinionit publik se çfarë po bën e çfarë nuk po bën kjo qeveri. Po nuk jam i sigurt. E kam thënë edhe më parë, do të kisha pasur dëshirë të shihja një opozitë e cila është është konkrete, e cila është shumë më dinamike, më e gjallë dhe e cila nuk pret që Albin Kurti do të rrëzohet vetë apo do ta rrëzojë vetveten. Çdo opozitë duhet të synojë të rrëzojë qeverinë. Opozita ekziston në mënyrë që të kundërshtojë dhe të rrëzojë kundërshtarin.

Peka: Pra ju po thoni se kemi më shumë një opozitë e cila kujdeset për ta mbajtur në këmbë deri në fund të mandatit zotin Kurti, sesa një opozitë që po tenton që ta rrëzojë zotin Kurti?

Mustafa: Në mentalitetin tonë ashtu duket edhe pse unë nuk mund ta fajësojë në asnjë rast LDK-në që ajo ka interes që ta mbajë këtë qeveri deri në fund, mirëpo situata tek ne është e tillë. Argumente ka tepër. Çdo ditë mbahen nga dy konferenca për media për dështimet dhe gabimet që po ndodhin në ministri të caktuara në nivel të qeverisë.

Peka: E thënë më shqip, kjo është opozita që ju nuk do e dëshironit?

Mustafa: Asesi, ka ndodhur ulja e pagave për prokuror edhe gjyqtarë. Si mundet që opozita të rrijë duarkryq e të mos reagojë çdo ditë për këtë? Sepse kjo po dobëson sistemin e drejtësisë në vend. Nuk është në rregull që qeveria pas dy viteve të marri vendim që gjyqtarëve dhe prokurorëve ti ulin rrogat, dhe nuk mund të arsyetohet kjo sepse është një vendim i gjykatës kushtetuese i vitit 2017, i cili e ka trajtuar çështjen e rritjes së pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe e ka miratuar atë si të ligjshëm. E tani pas 5 viteve nuk mundet qeveria të thotë se në mënyrë të paligjshme qeveria i ka rritur këto paga./Botapress.info/

ngjashme