[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa: Në 2017 hapen 25 mijë vende të punës; Ekspertët: Kjo është e pamundur (VIDEO)



Të pa punët i gëzoi Isa Mustafa, të shtunën në një konferencë rreth ambientit të të bërit biznes.

Ai thotë se në vitin 2017 do të hapen 25 mijë vende të reja pune, njofton Klan Kosova.

Por, për dikë krejt këto janë vetëm fjalë.

Kjo deklaratë e kreut të Qeverisë për profesorin e ekonomisë Musa Limani i ngjanë fushatave elektorale.

Kjo pasi sipas tij ekonomia e vendit nuk përballon, punësim të tillë brenda viti.

Shifra të mëdha punësimi u patën premtuar nga Isa Mustafa edhe gjatë fushatës elektorale.