[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa: Marrëveshja për rrëzimin e murit është bërë në bazë të ligjit



Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, sot në mbledhjen e Qeverisë i ka informuar ministrat lidhur me rrëzimin e murit në pjesën veriore të Mitrovicës.

 Mustafa tha se lidhur me rrëzimin e murit është arritur një marrëveshje e mirë dhe ligjore.

Sipas kryeminsitrit edhe Komuna e Mitrovicës e ka kryer punën në përputhshmëri me marrëveshjen e arritur.

Në lidhje me murin e ndërtuar matanë urës së Ibrit ka folur edhe ministri i Mjedisit, Ferat Shala.

Ai tha se që nga nisja e ndërtimit të murit janë ndërmarrë masat, ku janë ndërprerë punimet dhe janë marrë të gjitha masat ligjore deri në arritjen e marrëveshjes.

Shala tha se kanë respektuar ligjin me përpikmëri dhe kanë zbatuar Kushtetutën.

Ai tha se marrëveshja është legale dhe është bërë me pajtimin e institucioneve dhe deri më tani është zbatuar plotësisht.