[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa: Majlinda, krenaria e Kosovës!



Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, pak minuta pasi rrëmbeu medaljen e artë në Paris, raporton Zëri.info.

Mustafa e ka cilësuar si krenari të Kosovës Kelmendin, me ç’rast i ka shprehur mirënjohje të thellë asaj.

“Majlinda e Artë edhe në Paris. Krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, vazhdon të na e mbajë në pediestal emrin e shtetit tonë. Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës i shpreh mirënjohje të pafund për nderin që po ia sjell vendit me punën, sportivitetin dhe rezultatet e saj kulmore. Kosova është krenare që të ka”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, Kelmendi ka mposhtuar sot në finale japonezen Natsumi Tsunoda.