• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Mustafa i reagon Abazit: Atyre që shiten me tituj të profesorëve, por edhe deputetëve

nga Bota Press
10 Tetor, 2021
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Ish kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka reaguar ndaj raportimeve të fundit ku partia që ai udhëhiqte ‘’druhej se Qeveria Kurti do formonte asociacionin’’, shkruan Gazeta Metro.

Mustafa, përmes një shkrimi të gjatë në Facebook tha se është ‘’I shtrënguar’’ të reagoj ndaj atyre që dezinformojnë qëllimisht.Ai tutje shtoi se opinion janë keqinformuar me marrëveshjen për themelimin e Asociacionit.

‘’ Vërej se ata nuk e kanë lexuar Marrëveshjen e Parë, Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë, Dokumentin për parimet e themelimit të Asociacionit dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Për të qenë sa më konkret po e citoj opinionin e Gjykatës Kushtuese për këtë çështje, si vijon:

“Gjykata Kushtetuese, në mbështetje te nenit 84 (9) ne lidhje me nenin 112.1 te Kushtetutës, në mbështetje me nenin 20 te Ligjit dhe me rregullin 56 (a) te Rregullores se punës, ne seancën e mbajtur me 21 dhjetor 2015, me shumice votash VENDOS …. II. TE KONSTATOJE që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe do të themelohet, siç është parapare me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës se Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës se Kosovës’’, shkroi Mustafa.

Ndër të tjera ai tha se themelimi i Asociacionit ‘’ është bërë pjesë e sistemit të brendshëm juridik.”

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti ka thënë për KosovaPress se asociacioni me fuqi ekzekutive duhet të jetë i papranueshëm për Kosovën, por sipas tij me Qeverinë Kurti rrezikohet themelimi i tij.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Haki Abazi i cili tha se kjo deklaratë vie pikërisht nga ata që e kanë nënshkruar asociacionin.

Abazi thotë se është politikisht e pandershme që gabimet e tyre në të kaluarën të përdoren sot në fushatë elektorale.

“Deklaratat e kreut të LDK për asociacionin se kinse qeveria do ta pranojë asociacionin, vijnë pikërisht prej atyre që e kanë nënshkruar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe atë me kompetenca ekzekutive dhe një etnike. Është politikisht e pandershme që gabimet e tyre në të kaluarën të përdoren sot në fushatë elektorale. Po të njejtit që kanë nënshkruar marrëveshje joevropiane për komandantin serb të policisë në veriun e Kosovës, nënshkruesit e fusnotës dhe ata që dobësuan fuqinë e Kosovës në dialogun me Serbinë, sot për qëllime të ulëta politike të tentojnë të shpërndajnë lajme të rrejshme kundër qeverisë për të krijuar konfuzion dhe për të zbehur arritjen në rastin e targave. Kosova sot ka institucione me legjitimitet si asnjëherë më parë dhe qeveri që zbaton politika në përputhje të plotë me kushtetutën dhe vendimet e gjykatës kushtetuese në interes të sovranitetit dhe integritetit territorial të republikës”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Jam i shtrënguar të reagoj ndaj atyre që dezinformojnë qëllimisht opinionin lidhur me marrëveshjen për themelimin e Asociacionit. Më vjen keq kur lexoj deklarata të atyre që i atribuohen vetvetes si analistë e gazetarë, atyre që shiten me tituj të profesorëve . por edhe deutetëve dhe ish deputetëve. Vërej se ata nuk e kanë lexuar Marrëveshjen e Parë, Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë, Dokumentin për parimet e themelimit të Asociacionit dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Për të qenë sa më konkret po e citoj opinionin e Gjykatës Kushtuese për këtë çështje, si vijon:

“Gjykata Kushtetuese, në mbështetje te nenit 84 (9) ne lidhje me nenin 112.1 te Kushtetutës, në mbështetje me nenin 20 te Ligjit dhe me rregullin 56 (a) te Rregullores se punës, ne seancën e mbajtur me 21 dhjetor 2015, me shumice votash VENDOS …. II. TE KONSTATOJE që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe do të themelohet, siç është parapare me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës se Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës se Kosovës;

Në përfundimet e Gjykatës, pika 189, nënpika 3, fq. 38 thuhet: “Marrëveshja e Parë, e ratifikuar më 27 qershor 2013, parashikon themelimin e një Asociacioni/Bashkësie të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë (vërejtje: jo dokumenti që unë e kam nënshkruar në vitin 2015) . Gjithashtu ajo parashikon themelimin e këtij Asociacioni/Bashkësie me Statut. Përveç kësaj ajo definon strukturën e Asociacionit/Bashkësisë ashtu që ajo ndjek të njëjtën bazë sikurse Statuti ekzistues i Asociacionit të Komunave të Kosovës. Për më tepër, komunat pjesëmarrëse kanë të drejtë të bashkëpunojnë përmes Asociacionit/Bashkësisë kolektivisht në bazë të Kartës Evropiane të Vetëqeverisjes Lokale dhe ligjeve të Kosovës. Asociacioni/Bashkësia do të ketë vështrim të plotë në fusha të veprimtarive të ndryshme. Gjithashtu Asociacioni/Bashkësia do të ushtrojë kompetenca tjera të deleguara nga autoritetet qendrore. Kësisoj, themelimi i Asociacionit/Bashkësisë është bërë pjesë e sistemit të brendshëm juridik.”

Gjykata Kushtetuese përshkruan se me 28 maj 2013, Qeveria ka miratuar Vendimin Nr. 01/132, me të cilin “aprovohet Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes se pare ndërkombëtare të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës se Serbisë dhe të planit të zbatimit për ketë marrëveshje”.

Në pikën 81. Thuhet “Me 27 qershor 2013, Kuvendi mbajti seance plenare, ku u votua dhe u miratua Ligji për ratifikimin, nr. 04/L-199. Nga deputetet e pranishëm, 84 votuan për, 3 ishin kundër dhe 1 deputet abstenoi. Në të njëjtën ditë, Ligji për ratifikimin iu dërgua Presidentes se Republikës se Kosovës për shpallje”. Në piken 82 të Aktgjykimin thuhet: “Me 12 shtator 2013, me Dekretin nr. DL-050-2013, Presidentja e Republikës se Kosovës shpalli Ligjin për ratifikimin”.

Në kohën kur është nënshkruar Marrëveshja e Parë në Bruksel dhe është ratifikuar në Kuvend në Prishtinë, (e cila ka sanksionuar themelimin e Asociacionit), Isa Mustafa nuk ka qenë Kryeministër i Kosovës. Prandaj rrjedhimisht dezinformojnë dhe gënjejnë të gjithë ata që ma përshkruajnë mua Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit.

Në vendimin e saj, Gjykata nën III.TE KONSTATOJE që Parimet, siç janë elaboruar në “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumice serbe në Kosove -Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore”, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3. [Barazia para Ligjit} , paragrafi 1, me Kapitullin II {Te Drejtat dhe Liritë Themelore] dhe me Kapitullin III [Te Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve te tyre] te Kushtetutës se Republikës se Kosovës];

Si Kryeministër i zgjedhur në dhjetor të vitit 2014, duke e respektuar Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë, kam dialoguar për dokumentin e titulluar “Asociacioni/Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore”. Ky dokument, për të cilin Gjykata Kushtetuese shprehet se nuk është as Ligj, as Statut dhe as akt juridik i Qeverisë, do ti paraprinte Dekretit të Qeverisë dhe Statutit të Asociacionit. Dokumenti është nënshkruar më 25 gusht 2015. Elemente të rëndësishme të këtij dokumenti ishin pajtimi i Serbisë se dekreti dhe Statuti i Asociacionit do të trajtohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Asociacioni do të mund të themelohet kur Gjykata Kushtetuese konstaton se është në harmoni me Kushtetutën. Kjo rregull do të vlente për çdo ndryshim të mëvonshëm të Statutit të Asociacionit i cili do ti nënshtrohej vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese. Ekziston edhe letra zyrtare e lëshuar nga përfaqësuesja e lartë e Komisionit Evropian, Frederika Mogerini, në të cilin thuhet se sipas kuptimit të Komisionit Evropian Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk është pushtet i tretë. Nuk kam dialoguar se e kam dashur Asociacionin, por kam dialoguar për zbatimin e Ligjin për ratifikimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare në Kuvendin e shtetit tim.

Fakti se Serbia ishte pajtuar që Statutin ta trajtojë Gjykata Kushtetuese e Kosovës, flet se në asnjë rast Asociacioni nuk do të bëhej në kundërshtim me Kushtetutën apo me ndryshim të kushtetutës, sepse referenca ka qenë te kushtetuta ekzistuese. Sidoqoftë Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e saj të dt 21 dhjetor 2015 Rasti nr. K0130/15 vendosi që Asociacioni do të themelohet në bazë të Marrëveshjes së parë të vitit 2013, e ratifikuar me Ligj në Kuvend si marrëveshje ndërkombëtare.

Të gjitha marrëveshjet dhe dokumentet e dakorduara me Serbinë iu referohen ligjeve (ekzistuese të Kosovës), kurse dokumenti për parimet i i vitit 2015 i referohej edhe Kushtetutës (ekzistuese) të Kosovës. Asnjëherë nuk është diskutuar ndryshimi i Kushtetutës. Në fakt Serbia kishte nënshkruar që Asociacioni të themelohet ashtu siç e konstaton Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ndërkaq, BE ka sqaruar zyrtarisht se Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk është pushtet i tretë.

Se a do të themelohet Asociacioni apo jo, se a do të zbatohet Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të vitit 2013 tani është në kompetencë të lidershipit të Kosovës. Por Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë se Asociacioni themelohet sipas Marrëveshjes së Parë të vitit 2013. IM/Botapress.info/

Tags: Haki Abazi

Të ngjashme

Kosovë

Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Lajme

Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit

nga Bota Press
29 Mars, 2023
Kosovë

Hoti kritikon qeverinë për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të BQK-së

nga Bota Press
29 Mars, 2023


Lajmet e fundit

  • Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi
  • Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme
  • Emrat: I morën jetën njëri-tjetrit, këta janë dy personat që mbetën të vrarë
  • Gjykimi për huliganizëm në protestën e 2013-ës, anëtari i Vetëvendosjes nuk i bindet gjykatësit
  • Hoti kritikon qeverinë për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të BQK-së

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: m[email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.