[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mustafa: Do bëjmë përpjekje që ligjet dhe Kushtetuta të zbatohen në Veri të vendit



Kryemnistri i Kosovës, Isa Mustafa, në interpelancën që po vazhdon të mbahet në Kuvend ka thënë se do të punojnë me përkushtim të plotë që në Veri të vendit të zbatohet Kushteuta dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Mustafa tha se do të punohet që të trajtohen të gjitha komunat njejtë, si dhe do punohet për zhvillimin ekonomik të veriut.

Mustafa ka folur edhe për trenin provokues duke thënë se edhe nëse nuk do të ndërhynin ndërkombëtarët për ta ndaluar, treni nuk do të hynte sepse njësitet policore ishin atje.

“Sepse ata dolën për ta mbrojtur sovranintetin lirinë dhe drejtat e qytetarëve pa marrë parasysh a janë shqiptar a serb. A pengohen apo jo prej Serbisë institucionet e Kosovës do ta bëjnë punën e vet”- shtoi Mustafa, raporton Express.

“Do bëjmë përpjekje që ligjet dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës të zbatohet në Veri të vendit”- përfundoi Kryeministri.