Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në prag të seancës ndaj ish-udhëheqësve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, ku pritet të shpallet aktgjykimi, ka kërkuar liri për ta.
Deputetja me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook shkruan: Liri për Nasimin e Hysniun. UÇK krenari kombëtare.
Seanca ku do të shpallet vendimi është paraparë për sot në ora 10:00.
Pak më parë gruaja e Nasim Haradinajt, Gjejlonja, në një bisedë ekskluzive për Gazetën Express tha se nuk pret drejtësi sot.
Ajo thotë se do të befasohej nëse do të ketë aktgjykim lirues për ish-udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), pavarësisht se beson në pafajësinë e bashkëshortit të saj.
Deklarimin e saj dhënë mund ta lexoni duke klikuar në këtë link.