Qëndresa Azemi, Botapress, 24 prill-Temat e fundit për zgjedhjet e parakohshme të mundshme dhe tema e Demarkacionit kanë nxitur një mori debatesh në koalicionin qeverisës PDK-LDK, shkruan Botapress.info.
Deputetët nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk “janë ” të gatshëm për zgjedhje por janë të gatshëm për Demarkacionin e ndërsa tek deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës është e kundërta, janë për zgjedhje por jo për Demarkacionin.
Kjo ka ngjallur një dilemë dhe ka krijuar përçarje sa i përket qeverisjes.
Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka thënë për portalin Botapress se ky koalicion duhet të prishet sepse nuk po funksionon.
“ Koalicioni duhet të prishet për shkak të mosfunksionimit”, shprehet Mushkolaj.
Ai gjithashtu tha se mos ratifikimi i Demarkacionit mund të jetë shkak i mosfunksionimit të qeverisjes.
“ Demarkacioni mund të jetë shkak, por koalicioni është treguar jofunksional në kuptimin e kalimit të çështjeve të rëndësishme dhe përmbushjes së programit qeverisës”, përfundon analisti Mushkolaj.
Ndryshe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Avdullahu, gjatë ditës deklaroi se Demarkacionin do ta dërgojnë në Kuvend bashkë me PDK-në por ende nuk e dinë datën./Botapress.info/.