• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Mushkolaj: Gjuhën e Prindon Sadriut mund ta përdor ndonjë militant i frustruar, por kurrsesi një diplomat

nga Bota Press
9 Shkurt, 2022
në Lajme, Opinione
ShareShareShare

Kryetari i Këshillit të Mediave të Shkruara, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas postimit të Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani, i cili njëherësh është edhe diplomat.

 

Përmes një reagimi në Facebook, Mushkolaj ka thënë se Sadriu nuk është vetëm bashkëshorti i presidentes Osmani, por është edhe diplomat i rangut të lartë, pra zyrtar shtetëror.

“Është edhe epror rezervë në FSK. Tash disa ditë ai përdor gjuhë linçuese kundër gazetarëve dhe mediave. Ministria e Jashtme dhe FSK urgjentisht duhet të marrin masa ndaj tij dhe të veprojnë sipas rregullativave ligjore në fuqi”, thuhet në postimin e Mushkolajt.

Ai ka thënë se Sadriu nuk mund të mbulojë të bëmat e bashkëshortes, duke akuzuar gazetarë e media me fjalor të ulët.

“Ai nuk mundet që, në përpjekje për t’i mbuluar bëmat e bashkëshortes, të akuzojë gazetarë e media me fjalor të ulët që mbase mund ta përdor ndonjë militant i frustruar, por kurrsesi një diplomat”, ka përfunduar Mushkolaj.

Kujtojmë se reagimi i Mushkolajt vjen pas postimit të Sadriut mbrëmjen e djeshme, i cili përdori gjuhë të ashpër ndaj mediave pas publikimit të shpenzimeve për udhëtim të presidentes Vjosa Osmani.

Ai kishte shkuar aq larg sa ka cilësuar mediat si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Megjithatë, Sadriu tashmë ka fshirë postimin e djeshëm nga Facebook.

Statusi i plotë i Mushkolajt:

Prindon Sadriu nuk është vetëm bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, por është edhe diplomat i rangut të lartë, zyrtar shtetëror. Është edhe epror rezervë në FSK. Tash disa ditë ai përdor gjuhë linçuese kundër gazetarëve dhe mediave. Ministria e Jashtme dhe FSK urgjentisht duhet të marrin masa ndaj tij dhe të veprojnë sipas rregullativave ligjore në fuqi. Ai nuk mundet që, në përpjekje për t’i mbuluar bëmat e bashkëshortes, të akuzojë gazetarë e media me fjalor të ulët që mbase mund ta përdor ndonjë militant i frustruar, por kurrsesi një diplomat.

Tags: Imer-MushkolajPrindon Sadriu

Të ngjashme

????????????????????????????????????
Kosovë

Kaq pritet të rritet çmimi i biletës së autobusit në Prishtinë

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Lajme

Hoti tregon ‘qasjen që duhet ndjekur’ për zgjidhjen e disa problemeve, përfshirë edhe shaminë në shkolla

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Lajme

Keni lënë pushimet për gjysmën e dytë të gushtit? Ja si do të jenë temperaturat

nga Bota Press
14 Gusht, 2022
Botë

Ky shtet lëkundet nga një tërmet i fortë

nga Bota Press
14 Gusht, 2022


Lajmet e fundit

  • Kaq pritet të rritet çmimi i biletës së autobusit në Prishtinë
  • Hoti tregon ‘qasjen që duhet ndjekur’ për zgjidhjen e disa problemeve, përfshirë edhe shaminë në shkolla
  • Keni lënë pushimet për gjysmën e dytë të gushtit? Ja si do të jenë temperaturat
  • Ky shtet lëkundet nga një tërmet i fortë
  • Tragjedia në Himarë, rrëfimi tronditës i dëshmitarit që pa skenën: Ishte një situatë shumë e rëndë, dikush mori vajzën në krah, i hodhi një peshqir dhe…

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.