[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Murtezaj: Haradinaj po kalon nëpër procedura, s’mund të themi orë se kur lirohet



Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj ka thënë se kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj edhe në këto momente është duke iu nënshtruar procedurave të autoriteteve franceze, njofton Klan Kosova.

“z.Haradniaj është duke kaluar nëpër procedura, të cilat nuk dihet sa do të zgjasin, prandaj edhe nuk mund të themi orën se kur do të lirohet”, ka thënë Murtezaj.

Ai ka shtuar se është duke qëndruar në Francë dhe se është duke u marrë vetëm me rastin e Haradinajt.