Është mbyllur pjesa e parë mes Kosovës dhe San Marinos në ‘Fadil Vokrri’.Pas 45 minutave lojë, Dardanët janë duke fituar me rezultat të pastër, 2-0.Të dy golat i ka shënuar sulmuesi, Vedat Muriq.Fillimisht, për 1-0, në ndeshjen që po e dominon totalisht Kosova, shënoi në minutën e 27-të.
Më pas, pas disa rasteve të mira shënimi, në minutën e 40-të, Besar Halimi pati një mundësi të artë, por shtylla ia mohoi golin mesfushorit.
Por, Muriqi nuk lejoi që Kosova të shkojë në pushim të pjesës së parë vetëm me një gol epërsi pas dominimit total, duke realizuar për 2-0 në fund të pjesës së parë.
Ai tani do të kërkojë het-trikun në pjesën e dytë, për të shkruar histori me Kosovën, diçka që deri më tani e ka bërë vetëm Arbër Zeneli, raporton Gazeta Botapress/.