Botapress, 4 Shkurt
Shqiptarët e serbët, nesër do të zgjohen të pandarë. Kjo pasi, siç raportoi gazetametro.net, muri do të rrëzohet sonte.
Burimet e gazetametro.net në Mitrovicë, tregojnë se muri do të rrëzohet nesër(e diel) në orën 5:00 të mëngjesit.
“Po që se nuk ka ndonjë ndryshim, muri rrëzohet nesër në orën 5:00 të mengjesit”, i ka thënë burimi Gazetës.
Marrëveshja për t’u hequr muri në veri të Mitrovicës, u arrit mbrëmë pas orës 2:00 të mëngjesit, në mes të përfaqësuesve shqiptarë dhe serbë, më ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE’së dhe ambasadorit amerikan.
Ndryshe, muri i vendosur pranë lumit Ibër, po e ndanë Mitrovicën që nga dhjetori i vitit të kaluar.