[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Muri i ‘bashkon’ shqiptarët dhe serbët



Për herë të parë pasi është themeluar Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut, asambleistët shqiptar dhe ata serb kanë votuar një zëri për rendin e ditës së sotme, njofton Klan Kosova.

Në mbledhjen urgjente të thirrur në veri, asambleistët kanë miratuar shpalljen e zonës së kombësorëve në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit që ishte pika e parë e rendit të ditës si dhe kanë miratuar projekt-rregullimin e hapësirës për rreth urës kryesore të qytetit në përputhje me marrëveshjen e Ministrisë së Planifikimit Hapësinorë dhe Komunës së Mitrovicës, të nënshkruar mbrëmë pas mesnatës.

Gorna Rakiq, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, i ka falënderuar të gjithë këshilltarët që votuan një zëri.

Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq,

“Kjo është hera e parë prej kur është themeluar ky kuvend që një vendim u miratua nga të gjithë”, tha Rakiq.

Asambleistët shqiptarë në Veri, votuan pro kësaj marrëveshjeje vetëm pas një pauze që e kërkoi asambleisti Bashkim Cimili.

Ata më pas u konsultuan me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, për të marrë garanci nga ai se  marrëveshja e arritur nuk dëmton projektin bazë të revitalizmit të urës dhe nuk cenon interesat e qytetarëve shqiptarë atje.