Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ndërsa po afrohen zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Pasi kryeministri Albin Kurti dha lajmin në një konferencë për media, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo, “nuk do të ketë nevojë për aplikim”.
Ai tha se brenda një jave do të “mundohen” t’i ekzekutojnë këto pagesa.