• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Mungesë e sapunëve dhe e çarçafëve në disa klinika të QKUK-së

nga Bota Press
28 Nëntor, 2022
në Kosovë, Lajme
ShareShareShare

Në disa klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, raportohet se nuk ka sapunë dhe çarçafë.

Në Klinikën e Kirurgjisë, dhe Klinikën e Pulmologjisë, këto gjësende janë mungesë thuhet nga personat që janë të shtrirë atje, por edhe nga pjesëtarë të stafit që nuk deshën të identifikohen.

 

Daut Haradinaj rrëfen për daljen e parë publike të UÇK-së

Ndërkohë, kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë, Dafina Ramaj, i mohoi këto pretendime.

Në mes të nëntorit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) – përgjegjëse për inspektime të ndryshme sanitare në Kosovë – urdhëroi mbylljen e disa hapësirave në QKUK për shkak të, siç tha, mosplotësimit të kushteve higjienike-sanitare.

“Janë mbyllur këto hapësira: Klinika e Fiziatrisë, dy dhoma të Klinikës së Dermatovenerologjisë dhe reparti i oftalmologjisë”, konfirmoi Inspektorati Sanitar i AUV-it.

Shërbimet e tyre janë bartur në klinika të tjera, derisa kushtet në hapësirat e mbyllura të përmirësohen.

Sipas AUV-it, në disa klinika të QKUK-së ka edhe “mungesë të ujit të ngrohtë dhe të mjeteve për higjienë personale”.

Si masa për rritjen e nivelit të higjienës, AUV-i, mes tjerash, kërkoi që të menaxhohet frekuentimi i vizitorëve në hapësirat e QKUK-së, si dhe të sigurohet ujë i ngrohtë aty ku mungon.

Nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) – institucion përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve dhe blerjeve në QKUK – nuk dhanë përgjigje direkte në pyetjen se përse situata me higjienën në këtë institucion është e tillë.

“Sektori i prokurimit në QKUK ka iniciuar procedura për furnizim me material higjenik, për nevojat e klinikave dhe sektorëve në kuadër të QKUK-së, ku përfshihen: letër për duar, letër tualeti 100% celulozë e bardhë dhe shamponë për duar me shkumë”, tha drejtoria e përgjithshme e SHSKUK-së.

Ajo nuk dha detaje se kur pritet të kompletohen këto furnizime.

Për pastërtinë e klinikave në QKUK është e angazhuar edhe një kompani private, nga e cila konfirmuan se obligim kanë vetëm “largimin e mbeturinave nga repartet” dhe “pastrimin e dyshemeve dhe të dritareve”, raporton REL.

Tags: Klinika e NeonatologjisëQKUK

Të ngjashme

Kosovë

Dita e hënë, ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

nga Bota Press
24 Shtator, 2023
Kosovë

Haxhiu: 28 terroristë kanë ikur me negocim mes Vuçiqit, KFOR-it e Policisë së Kosovës

nga Bota Press
24 Shtator, 2023
Lajme

Abdixhiku viziton Albanin, policin e plagosur

nga Bota Press
24 Shtator, 2023
Kosovë

Foto: Ky mund të jetë një prej anëtarëve të grupit terrorist që u ekzkekutua sot në Veri

nga Bota Press
24 Shtator, 2023


Lajmet e fundit

  • Sulmuesit në veri, “të strukturuar dhe të përgatitur”, imitonin grupin mercenar rus “Wagner”
  • Kështu kaloi nata në veri
  • Sot ditë zie në Kosovë për nder të policit Afrim Bunjaku
  • Ish-shefi i AKI-së: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ishte operacion i planifikuar gjatë
  • Dita e hënë, ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.