Mungesa e rrymës- këto lagje te kryeqytetit sot mbesin edhe pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellsit “K.U.R” Prishtina ka njoftuar se në Fushë Kosovën, Kodrën e Trimave, lagjen Arbëria, një pjesë e lagjes Kalabria, Lagjja Çamëria dhe pjesa e Medreses do të ketë reduktime të ujit të pishëm.

“Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Albanik, jemi të detyruar që përkohësisht deri në aftësimin e defektit në linjë, nga ana e KEDS/ KOSTT në njërën anë të linjës së tyre dhe defektit në linjën tonë do të bëjmë reduktime të ujit për Fushë Kosovën, Kodrën e Trimave, lagjen Arbëria, një pjesë e lagjes Kalabria, Lagjja Çamëria dhe pjesa e Medreses”, thuhet në njoftim./Botapress.info/

ngjashme