[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Mungesa e kanalizimit rrezikon jetën e fëmijëve të Krajkës së Prizrenit



Një fëmijë një ditë ra në pus të ujërave të zeza në Krajkë të Prizrenit.

Grumbullimi i ujërave të zeza ishte zgjidhja e vetme që familja Likaj pati në mungesë të kanalizimit.

Problemin e njëjtë e ka edhe Isni Shala, i cili gropën septike e pastron vet, njofton Klan Kosova.

E kryetari i fshatit edhe pse shfaqet optimist se në një të ardhme do të bëhen me rrjet kanalizimi, e pranon se janë anashkaluar nga Komuna e Prizrenit.

Ndërsa në Komunën e Prizrenit thonë se projekti për kanalizimin e këtij fshati ende nuk ka përfunduar, dhe se në fazën e dytë do të kyçen edhe shtëpitë e mbetura.

E punimet për rrjetin e kanalizimit në Krajkë por edhe në fshatrat përreth kanë filluar para 3 vitesh.