Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka folur për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku është pyetur edhe për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve lokale, shkruan Gazeta Botapress.
Ai tha se pandemia duhet të drejtohet më me seriozitet dhe e ka konsideruar situatë katastrofale gjendjen me pandeminë.
“Jemi në një situatë katastrofale, në një situatë ku nuk kemi arrit të bëhemi pika më e zezë e menaxhimit të pandemisë është e palogjikshme të mos e trajtojmë këtë temë.Në dakordim ishim që të shtyjmë përpara dhe të trajtojmë këtë temë me të vetmin qëllim që të ndihmojmë në menaxhimin më të mirë për shkak se situata nuk është mirë.Kemi raste të mëdha aktive dhe nëse shkon kështu edhe do të varfërohemi”, tha ai.
Sa i përket mundësisë së shtyrjes së zgjedhjeve, AAK e konsideron të palogjikshme dhe thotë se kërkesa bie ndesh me praktikat e demokracisë.
Sipas tij kjo kërkesë nuk ka as bazë ligjore e as demokratike.
“Ndërlidhja shembull me Podujevë ku ka ekzistu një zv/kryetarë, më 17 tetor komunave të Kosovës nuk mund tu vazhdohet kontrata për menaxhimin e komunës për shkak se ata në kontratë e kanë vetëm qytetarët dhe zgjedhjet. Siç shihet ka një krizë, një drojë e madhe veçanërisht nga Qeveria dhe duan të shfrytëzojnë këtë mekanizëm. Zgjedhjet nuk duhet të shtyhen, mund të bëjmë inovacione në raport me fushatën, pra mund ta bëjmë online apo ta shkurtojmë fushatën pra në këtë temë s’ka asnjë problem, por shtyrja e zgjedhjeve realisht është goditja më e madhe pas luftës që i jepet demokracisë në Kosovë.Deri dje i hapën të gjitha veprimtaritë, sot duan të mbyllin zgjedhjet me qëllimet e tyre politike”, tha Tahiri. /Botapress.info/